BOTA, 14 Mars 2022, 16:34

Lufta në Ukrainë/ Trupat ruse hedhin në erë municione në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, panik për nivelet e rrezatimit

Lufta në Ukrainë/ Trupat ruse hedhin në erë municione

Trupat ruse kanë hedhur në erë municione përballë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya

Sipas BBC një mesazh nga kompania e energjisë bërthamore e Ukrainës, Energoatom, thotë se nuk është ende e qartë nëse nivelet e rrezatimit janë prekur që nga shpërthimi.

Rusia mori kontrollin e stacionit më të madh bërthamor të Evropës më 4 mars , pasi u godit nga bombardimet.

Centrali, i vendosur rreth 550 km në jug-lindje të kryeqytetit Kiev, në brigjet e lumit Dnieper, prodhon rreth 20% të të gjithë energjisë elektrike në Ukrainë.