BOTA, 14 Mars 2022, 17:26

OKB jep edhe 40 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën, Guterres: Përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit kërcënon të gjithë njerëzimin

OKB jep edhe 40 milionë dollarë ndihmë humanitare për

Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar se OKB-ja do të ndajë 40 milionë dollarë të tjera për të rritur ndihmën humanitare në Ukrainë.

Duke folur në Nju Jork, ai thotë se fondet do të shkojnë për furnizime ushqimore, ujë, ilaçe dhe produkte të tjera jetike në vend, si dhe ndihmë në para për ata që kanë nevojë.

Guterres paralajmëron se një përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit në Ukrainë – qoftë i rastësishëm apo i qëllimshëm – kërcënon “të gjithë njerëzimin”.

Guterres bën thirrje gjithashtu për një “ndërprerje të menjëhershme të armiqësive” dhe per tu zhvilluar “negociata serioze të bazuara në parimet e Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare”.