BOTA, 14 Mars 2022, 14:25

Zelensky i bën thirrje Biden: Shtoni sanksionet kundër Rusisë

Zelensky i bën thirrje Biden: Shtoni sanksionet kundër Rusisë

Zelensky i ka bërë thirrje Bidenit të vendosë më shumë sanksione kundër Rusisë gjatë një bisede telefonike të premten, shkruan CNN

Sipas burimeve, Zelensky i kërkoi në mënyrë specifike Biden-it  të rrisë përpjekjet për të shkëputur Rusinë nga tregtia ndërkombëtare dhe të shtojë sanksionet ndaj elitës ruse. Zelensky përmendi gjithashtu mbylljen e aksesit të Rusisë në rrugët ujore ndërkombëtare.

Zelensky dhe Biden biseduan për 49 minuta të premten. Gjatë telefonatës, Zelensky falënderoi Biden për masat e marra deri më tani, por gjithashtu i kërkoi atij që të vazhdojë të rrisë presionin ekonomik ndaj Kremlinit.