TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve që hetonte sulmin e 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së ka nisur seancën dëgjimore.
CNN raporton se komiteti planifikon të parashtrojë të dhënat e grumbulluara dhe të argumentojë pse ish-Presidenti Donald Trump mbetet një “rrezik i qartë dhe i pranishëm” lidhur me përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet në 2020 dhe çfarë do të thotë kjo për një fushatë të vitit 2024, ku ai është një kandidat i mundshëm për ne Presidencë.
Ndihmësit e komitetit u thanë gazetarëve të mërkurën se seanca do të shqyrtojë “gjendjen shpirtërore” të Trump, përveç ngjarjeve që çuan në atë që ndodhi më 6 janar dhe situatën që rrodhi më pas.
Seanca dëgjimore e së enjtes do të “sjell një fokus të veçantë në gjendjen shpirtërore të ish-presidentit dhe përfshirjen e tij në këto ngjarje ndërsa ato u shpalosën,” thanë ndihmësit e komitetit.
Ndihmësit e komisionit treguan se nuk do të ketë asnjë dëshmitar të drejtpërdrejtë në seancën dëgjimore të së enjtes, por thanë se do të kishte dëshmi video dhe prova dokumentare që nuk janë parë më parë.