TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjenerali i lartë i Shteteve të Bashkuara, Mark Milley, ka dënuar sulmet me raketa ruse në Ukrainë që vranë civilë, duke deklaruar se ata plotësojnë përkufizimin e krimeve të luftës sipas rregullave ndërkombëtare të luftës.
“Rusia ka goditur qëllimisht infrastrukturën civile me qëllim të dëmtimit të civilëve”, tha gjenerali i ushtrisë Mark Milley, kryetar i Shtabit të Përbashkët, në selinë e NATO-s në Bruksel.
“Ata kanë shënjestruar të moshuarit, gratë dhe fëmijët e Ukrainës”, tha ai, citon Al Jazeera.
“Sulmet pa dallim dhe të qëllimshme ndaj objektivave civile janë një krim lufte në rregullat ndërkombëtare të luftës”, shtoi gjenerali.