TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ushtria e Ukrainës u mburr me fitimet territoriale pranë qytetit jugor strategjik të Khersonit të mërkurën, ndërsa aleatët e NATO-s shpërndanë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore në vazhdën e sulmeve të fundit raketore të Rusisë në të gjithë vendin.
Pas 48 orësh të qyteteve ukrainase nën zjarr të fortë, qeveria në Kiev mund të festojë më në fund lajme pozitive nga vijat e frontit, por dhe nga përpjekjet e saj diplomatike për të siguruar sistemet tokë-ajër.
Pesë vendbanime në distriktin Beryslav në veri-lindje të rajonit të Kherson – respektivisht Novovasylivka, Novogrygorivka, Nova Kamyanka, Tryfonivka, Chervone – u tha se u çliruan nga forcat ruse.
Kherson ishte qyteti i parë që ra në duart e Rusisë pas pushtimit më 24 shkurt dhe është një objektiv vendimtar strategjik dhe simbolik për kundërsulmin jugor të Ukrainës.
Ndërkohë, ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov,përgëzoi mbërritjen e sistemeve kundërajrore nga Gjermania.
“Një epokë e re e mbrojtjes ajrore ka filluar në Ukrainë,” shkroi Reznikov në Twitter .
“Iris-T nga Gjermania janë tashmë këtu. Nasamet po vijnë. Ky është vetëm fillimi. Dhe ne kemi nevojë për më shumë”, shtoi ai.