BOTA, 13 Tetor 2022, 18:45

Rusia vijon bombardimet mbi Ukrainë, “rebesh” raketash në rajonin e Lviv

Rusia vijon bombardimet mbi Ukrainë, “rebesh” raketash në

Maksym Kozytsky, kreu i administratës ushtarake rajonale në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, tha se forcat ruse lëshuan gjashtë raketa në rajon.

Ai tha se forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan katër prej tyre, por dy nga raketat goditën një objektiv.

Kozytsky nuk specifikoi se çfarë u godit nga bombardimet apo nëse kishte viktima.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter dhe Telegram, ai tha: “Sot, armiku lëshoi ​​6 raketa në territorin e rajonit Lviv. Fatkeqësisht, pati dy goditje. Katër raketa janë rrëzuar nga ushtarët e PvK “Zahid”. Faleminderit mbrojtjes tonë ajrore për punën shumë profesionale”.

Kujtojmë që ditët e fundit qytetet ukrainase ndodhen nën një sulm të vazhdueshëm me raketa nga ana e forcave ruse. Objektiv i sulmit nuk janë vetëm zonat ushtarake por edhe popullata civile, duke bërë që Perëndimi të nxitojë në sigurimin e mbrojtjes ajrore për Ukrainën.