BOTA, 13 Tetor 2022, 15:03

Takimi Erdogan-Putin/ Kremlini: Asnjë diskutim për Ukrainën

Takimi Erdogan-Putin/ Kremlini: Asnjë diskutim për Ukrainën

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti Putin dhe homologu i tij turk, presidenti Erdogan, nuk diskutuan mënyrat për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë gjatë një takimi dypalësh në Kazakistan.

“Tema për gjetjne e një zgjidhjeje për konfliktin Rusi-Ukrainë nuk u diskutua,” tha Peskov.

Para takimit, një zyrtar i Kremlinit kishte sugjeruar se Erdogan do të ndërmjetësonte bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.