BOTA, 13 Tetor 2022, 08:54

Paralajmëron Rusia: Hyrja e Ukrainës në NATO mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Paralajmëron Rusia: Hyrja e Ukrainës në NATO mund të

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore, sipas një deklaratë të zëvendës sekretarit të Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Alexander Venediktov, për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS në një intervistë të enjten.

“Kiev e di mirë se një hap i tillë do të nënkuptonte një përshkallëzim të garantuar duke çuar në Luftën e Tretë Botërore,” tha Venediktov.

Venediktov përsëriti gjithashtu qëndrimin rus se Perëndimi, duke ndihmuar Ukrainën, tregoi se gjithashtu është i përfshirë në konflikt.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi synimin për të përshpejtuar anëtarësimin në aleancën ushtarake të NATO-s në fund të shtatorit, pasi sundimtari rus Vladimir Putin mbajti një ceremoni në Moskë për të shpallur katër rajonet pjesërisht të pushtuara të Ukrainës si pjesë të saj.