TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në një deklaratën ditën e sotme tha se rezoluta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara që dënon aneksimin e territoreve të Ukrainës nga Rusia ishte “anti-ruse”, sipas skynews.
Deklarata e tij vjen pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi ditën e djeshme me shumicë dërrmuese për të dënuar “përpjekjen e aneksimit të paligjshëm” të katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia dhe kërkoi ndryshimin e menjëhershëm, një shenjë e kundërshtimit të fortë global ndaj luftës.
Votimi me 143 vota pro dhe 5 kundër me 35 që abstenuan është mbështetja më e fortë nga Asambleja e Përgjithshme për Ukrainën dhe kundër Rusisë që kur trupat ruse pushtuan Ukrainën më 24 shkurt.
Pesë vendet që votuan kundër rezolutës ishin Koreja e Veriut, Bjellorusia, Siria, Nikaragua dhe vetë Rusia. Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, e quajti votimin “të mahnitshëm” dhe “një moment historik”.