BOTA, 8 Tetor 2025, 22:25

"Negociatat po përparojnë shumë mirë", Trump: Në fundjavë mund të vizitoj Lindjen e Mesme

"Negociatat po përparojnë shumë mirë", Trump:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se mund të vizitojë Lindjen e Mesme në fund të javës, pasi një marrëveshje armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit duket “shumë pranë”.

“Mund të shkoj atje drejt fundit të javës, ndoshta të dielën, në fakt. Do ta shohim, por ka shumë mundësi që kjo të ndodhë. Negociatat po përparojnë shumë mirë”, tha presidenti i SHBA-së në Zyrën Ovale.

Edhe Izraeli po përgatitet për mundësinë e vizitës së presidentit të SHBA-së Donald Trump në vend, nëse nënshkruhet një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe vendosjen e një armëpushimi në Gaza.

Në Izrael, besohet se Trump dëshiron të udhëtojë në rajon për të festuar personalisht arritjen e madhe.

Gjithçka varet nga rezultati i bisedimeve në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, por indikacionet janë pozitive.

Egjipti, një ndërmjetës kyç në proces, e ka ftuar Trump të marrë pjesë në ceremoni, e cila mund të mbahet në Kajro.