TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bashkimi Evropian duhet të ndalojë retorikën dhe më në fund të veprojë për të rivendosur konkurrueshmërinë e tij, u shpreh ditën e sotme drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
“Blloku e di çfarë duhet bërë”, deklaroi Kristalina Georgieva duke iu referuar raportit të publikuar një vit më parë nga ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, i cili hartoi një sërë propozimesh për të ringjallur ekonominë evropiane.
”Projekti evropian duhet të finalizohet”, tha shefja e FMN-së, përpara takimeve vjetore të Fondit dhe Bankës Botërore (BB) në Uashington.
Ajo e sheh këtë si të vetmen mënyrë për t’u kthyer në nivelin e dinamizmit të sektorit privat në Shtetet e Bashkuara.
Ndër zgjidhjet që Evropa duhet të marrë në konsideratë, ajo përmendi krijimin e një përgjegjësi të tregut të vetëm brenda Komisionit i cili do të ketë autoritet të vërtetë për të kryer reformat e nevojshme , në vend të ndarjes së përgjegjësive midis disa komisionerëve evropianë.
Sipas drejtoreshës së përgjithshme të FMN-së, prioritetet janë : t’i jepet fund rezistencës ekzistuese mes shteteve në tregun e punës, tregtia e mallrave dhe shërbimeve, energjia dhe financa.
Kjo duhet të përfshijë ndërtimin e një sistemi të vetëm financiar evropian si dhe një bashkim energjie, deklaroi znj. Georgieva, duke përsëritur rekomandimet e paraqitura tashmë në takimet e mëparshme të FMN-së.
Megjithatë, Kristalina Georgieva u tregua më pozitive në lidhje me Gjermaninë, duke gjykuar se planet e financimit të shpallura në muajt e fundit, veçanërisht për infrastrukturën, tregojnë se mund të bëhen korrigjime.
“Këto investime do të forcojnë stimujt për investimet private, të cilat do të jenë veçanërisht të dobishme ndërsa Gjermania përpiqet të rifillojë një cikël në favor të sektorit të saj privat”.