BOTA, 8 Tetor 2025, 20:22

Fitoi zgjedhjet, kandidati për kryeministër i Çekisë: Asnjë qindarkë për armë për Ukrainën

Fitoi zgjedhjet, kandidati për kryeministër i Çekisë:

Kryeministri i mundshëm i ardhshëm i Republikës Çeke, Andrej Babis, ka riafirmuar qëndrimin e tij për të mos dërguar para’ për armë në Ukrainë, ndërsa ajo lufton kundër pushtimit rus.

“Ne nuk do t’i japim Ukrainës asnjë qindarkë nga buxheti ynë për armë, teksa qeveria nuk ka para’ të mjaftueshme as për Republikën Çeke”, njoftoi populisti i krahut të djathtë.

Babis, më parë kryeministër nga viti 2017 deri në vitin 2021, theksoi se ”Kievi tashmë merr miliarda në ndihmë financiare përmes BE-së”.

Afërsisht 3,5 milionë fishekë municione të kalibrit të madh i janë dhënë Ukrainës si pjesë e projektit, i cili ishte një ide kryesore e koalicionit të qendrës së djathtë të udhëhequr nga kryeministri në largim Petr Fiala, i cili humbi zgjedhjet e fundit.

Municionet vijnë nga vende të treta të paidentifikuara dhe ndër kontribueset financiare është edhe Gjermania.

Partia populiste e krahut të djathtë ANO e ish-kryeministrit Andrej Babis fitoi qartë në zgjedhjet parlamentare në Republikën Çeke. ANO ka marrë afërsisht 35,4 përqind të votave, e ndjekur nga koalicioni Spolu i kryeministrit në detyrë Petr Fiala me afërsisht 22,7përqind. Megjithatë ANO ka nevojë për një partner koalicioni.