TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, nuk do të marrë pjesë në takimin ministror që do të mbahet nesër në Paris, i cili ka në fokus fazën e pasluftës në Rripin e Gazës.
Megjithatë, sipas burimeve diplomatike për mediat franceze, pritet që Uashingtoni të përfaqësohet nga një tjetër zyrtar.
Më vonë, dy prej tyre sqaruan se mungesa e tij lidhet me ndërprerjen e funksionimit të qeverisë federale në SHBA (“shutdown”), që ka shkaktuar kufizime në aktivitetet zyrtare.
Sipas të njëjtave burime, një zyrtar amerikan pritet të marrë pjesë në takim, por ende nuk është bërë e ditur se kush do të jetë ai.
Një burim diplomatik evropian theksoi rëndësinë e pranisë së SHBA-ve në bisedime, duke deklaruar: “Asgjë nuk mund të ecë përpara pa Uashingtonin”.
Për shkak të “shutdown”-it, edhe ambasada amerikane në Paris ka reduktuar ndjeshëm aktivitetin e saj.