TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria e Autoritetit Palestinez (PA), ka dhënë dorëheqjen, me planet për krijimin e një qeverie të re teknokratike në të ardhmen.
Kryeministri i Autoritetit Palestinez Mohammed Shtayyeh dhe qeveria e tij kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre presidentit Mahmoud Abbas, njoftoi ai ditën e sotme.
“Dëshiroj të informoj këshillin e nderuar dhe popullin tonë të madh se dorëheqjen e qeverisë ia kam vënë në dispozicion zotit president Mahmoud Abbas të martën e kaluar dhe sot e dorëzoj me shkrim”, tha Shtayyeh në një postim në Facebook.