TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëntë ditë pasi vdiq në burgun e Arktikut, trupi i pajetë i liderit rus Aleksei Navalni, iu dorëzua nënës së tij.
Ky veprim i autoriteteve ruse, erdhi pasi nëna e të ndjerit, Ludmila Navalni denoncoi se hetuesit i kishin kërkuar që të pranonte një varrim të fshehtë, larg syrit të mediave, ose do e varrosnin në oborrin e burgut. Madje ajo bëri dhe një padi në Gjykatë.
“Po më shantazhojnë, po vendosin kushte ku, kur dhe si të varroset djali im. Ata duan që kjo të bëhet fshehurazi pa një ceremoni varrimi”, tha Ludmila Navalni.
Ndërsa, e veja e liderit të opozitës ruse, Julia Navalni akuzoi Presidentin Putin se urdhëroi torturimin e bashkëshortit të saj deri në vdekje. Ajo paralajmëroi disa ditë më parë, se misionin e të ndjerit, do e vijojë ajo së bashku me mbështetësit e tij.
Aleatët e zotit Navalny u kërkuan mbështetësve që "të mos heshtin" ndërsa zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh, shkroi në rrjetin X se nuk ishte e sigurt që autoritetet ruse do t'i lejonin të afërmit të zhvillonin një funeral "siç dëshiron familja dhe siç e meriton Aleksei".
Edhe zëdhënësja e mbështetësve të Navalni, Kira Jarmish në një postim në rrjetet sociale kërkoi nga opozitarët rusë që të mos heshtin më pas vdekjes së liderit të tyre.