BOTA, 9 Dhjetor 2022, 10:10

Musk zëvendëson pastruesit e Twitterit me robotë, kthen selinë në hotel

Musk zëvendëson pastruesit e Twitterit me robotë, kthen
Elon Musk

Pastruesit në selinë e Twitter-it në San Francisko i kanë thënë BBC-së se janë pushuar nga puna pa pagesë. Njëri prej tyre i tha BBC-së se një anëtar i ekipit të Elon Muskut kishte thënë se punët e tyre do të zëvendësoheshin me robotë. Ndërkaq, një senator i shtetit të Kalifornisë tha se Musku po e trajtonte ish-stafit "si mbeturina".

Avokati i qytetit të San Franciskos, David Chiu, tha se po heton nëse Musku ka shkelur ligjin. 

“Elon Musk ka pasur një histori të gjatë të shkeljes së ligjeve të punës”, tha Chiu.

BBC-ja ka folur me katër pastruese që thonë se u pushuan nga Twitteri të hënën. Adrianna Villarreal, e cila ka punuar për Twitter për katër vjet, tha se tani është e shqetësuar se nuk do të ketë para të mjaftueshme për të ushqyer familjen e saj gjatë Krishtlindjeve.

“Është një gjë e trishtueshme dhe frustruese për familjet dhe fëmijët tanë”, ka thënë ajo.

Olga Miranda, presidente e sindikatës së pastruesve, tha se ata organizuan një grevë të hënën për të protestuar. Më pas, pastruesve iu tha se ishin pushuar nga puna menjëherë, ka bërë të ditur ajo.

Themeluesi i Teslas e ka blerë Twitterin në vlerë prej 44 miliardë dollarësh. Që kur e ka marrë në dorë platformën, Musku ka pushuar nga puna shumë punëtorë.

Twitterit i janë ndarë hapësira nga zyra duke i shndërruar në dhoma gjumi, e për të cilat autoritetet e San Franciskos kanë thënë se po i hetojnë si shkelje të mundshme të kodit. Një imazh i marrë nga BBC-ja tregon një dhomë me një krevat, duke përfshirë një gardërobë dhe pantofla. Një ish-punëtor tha se shefi i ri i Twitterit, Elon Musk, ka qëndruar në seli që kur bleu firmën. Ai muajin e kaluar i dërgoi email të gjithë stafit të Twitterit duke thënë se "do të duhet të jenë jashtëzakonisht të fortë" për të pasur sukses.

Departamenti i Inspektimit të Ndërtimit në San Francisko ka konfirmuar se po heton shkeljet e mundshme pas një ankese. Musk tha se qyteti po sulmonte kompanitë për sigurimin e shtretërve për "punonjësit e lodhur".

Në një postim të fshirë tani, Musk postoi se ai do të punonte dhe do të flinte në zyrë "derisa të rregullohet organizimi".

BBC-së i janë dhënë gjithashtu fotografi të divaneve në Twitter duke u përdorur si shtretër.

"Duket si një dhomë hoteli", tha një ish-punëtor. Ata thanë se Musk fle rregullisht në selinë e Twitterit në San Francisko.

Musk zëvendëson pastruesit e Twitterit me robotë, kthen
Një dhomë gjumi brenda zyrave të Twitter