BOTA, 9 Dhjetor 2022, 09:24

Momenti shokues, burri goditet nga rryma e një kablloje që i bie papritur (VIDEO)

Momenti shokues, burri goditet nga rryma e një kablloje që i bie

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Indi. Një inspektor biletashn është goditur nga rryma e një teli që i ra papritur teksa ai po qëndronte në një stacion treni.

Ngjarja e frikshme është kapur nga kamerat e sigurisë. Burri po qëndronte në platformën në stacionin Kharagpur Junction dhe po bisedonte me dikë kur papritur një tel i ra dhe e goditi me rrymë.

Burri ra në shina dhe qëndroi aty për pak kohë. Kalimtarët nxituan në ndihmë të tij dhe përfundimisht e morën me barelë. Fatmirësisht për të dhe sipas Neë York Post, burri mbijetoi me disa djegie.

Po vijojnë hetimet për të përcaktuar saktësisht se si ka ndodhur aksidenti.