TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një konferencë vjetore të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell deklaroi se mbështetja për Ukrainën ka theksuar se rezervat e tyre ushtarake janë të cënueshme dhe të pamjaftueshme, raportojnë mediat e huaja.
“Mbështetja për Ukrainën ka theksuar se rezervat tona ushtarake janë të cenueshme dhe të pamjaftueshme, ndërsa zinxhiri ynë i furnizimit nuk është mjaftueshëm gati”, tha Borrell.
Ai gjithashtu shtoi se ata kanë avancuar, por jo aq sa duhet, sidomos në bashkëpunimin e tyre midis vendeve të BE-së dhe se ata duhet të përballen me rreziqet imediate.
“Ne po bëjmë më mirë se më parë, por ende jo mjaftueshëm, veçanërisht në bashkëpunim midis vendeve të BE-së dhe për këtë ne duhet të përballemi me rreziqet imediate dhe duhet të shpenzojmë më shumë së bashku”, tha Borrell.