TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kompania e madhe ndërkombëtare e sigurimeve "Zurich Insurance" pezullon përkohësisht përdorimin e logos së saj me shkronjën “Z” në rrjetet sociale.
Kompania zvicerane tha se po hiqete logon - një “Z” e bardhë në një sfond blu - pasi nuk donte të keqinterpretohej si mbështetës i Rusisë në konflikt.
"Ne po heqim përkohësisht përdorimin e shkronjës "Z" nga kanalet sociale ku ajo shfaqet e izoluar dhe mund të keqinterpretohet," tha kompania në një deklaratë për Reuters.
Shkronja "Z" është përdorur si një shenjë në automjetet ushtarake ruse që marrin pjesë në konfliktin me Ukrainën dhe është miratuar nga rusët që mbështesin luftën, me atë të spikatur në flamuj dhe në mitingjet pro-Kremlinit.