TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Presidenti Zelensky u largua nga Ukraina dhe u transferua në Poloni”. Kështu deklaroi presidenti i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin i cituar nga “Ria Novosti”.
Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar Kievi.
“Okupatorët kanë përhapur një tjetër të rremë duke thënë se Presidenti Volodymyr Zelensky është larguar nga vendi. Kjo nuk është e vërtetë, presidenti është në Kiev me njerëzit e tij” – u tha në një lajm të “Rada”, kanali zyrtar televiziv i parlamentit ukrainas.
Ndërkohë mbrëmjen e së premtes ranë sërish sirenat e alarmit që paralajmërojnë sulme ajrore.
Sipas CNN, autokolona e gjatë ruse e nisur për në Kiev është ndalur 20 kilometra larg kryeqytetit për shkak të sulmeve të marra nga ushtria ruse dhe të një ure të shkatërruar që ngadalësoi marshimin e ushtrisë së Moskës.
Sipas një zyrtari ukrainas të mbrojtjes, autokolona ruse, 60 km e gjatë nuk ka avancuar ndjeshëm javën e kaluar.