BOTA, 4 Mars 2022, 21:11

Putin nënshkruan ligjin që dënon me 15 vite burg ata që publikojnë "lajme të rreme"

Putin nënshkruan ligjin që dënon me 15 vite burg ata që

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një projektligj që dënon përhapjen e informacionit “të rremë” për forcat e armatosura të vendit me dënime me burg deri në 15 vjet.

Projektligji u miratua unanimisht nga ligjvënësit rusë të enjten.

Disa media të pavarura ruse janë detyruar të mbyllen ditët e fundit pasi e kanë përshkruar si “pushtim” ose “luftë” atë që Kremlini e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

Putin nënshkroi gjithashtu një projekt-ligj që do të lejonte gjoba ose burgim për thirrjet për sanksione kundër Rusisë.