BOTA, 24 Qershor 2025, 20:05

Mbeturina dhe xhama ranë nga lart, shembet një pjesë e çatisë në aeroportin e Mallorkës, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

Mbeturina dhe xhama ranë nga lart, shembet një pjesë e

Një pjesë e çatisë u shemb në zonën e marrjes së bagazheve në aeroportin "Son Sant Joan" të Mallorcës. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Alarmi i emergjencës në sallën e mbërritjeve u aktivizua menjëherë dhe sigurimi i transferoi pasagjerët në një pjesë tjetër të aeroportit.

Mbeturina dhe xhama ranë nga tavani në zonën e marrjes së bagazheve, por shembja e çatisë është vetëm problemi i fundit që ka goditur aeroportin e Palmës, i cili ka qenë në ndërtim e sipër prej disa kohësh. Disa incidente u raportuan gjithashtu dimrin e kaluar. Incidenti shkaktoi panik, në një kohë kur aeroporti po përjeton fluks të lartë pasagjerësh, pasi mijëra pushues kanë mbushur ishullin.