TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Nëse Irani dhe Izraeli kanë arritur vërtet një armëpushim, ky do të ishte një zhvillim i mirëpritur”, ka thënë për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“E kemi dëgjuar deklaratën nga zyra e Kryeministrit izraelit dhe komentet e z. Araghchi (Ministri i Jashtëm iranian). Megjithatë, nuk kemi parë asnjë deklaratë zyrtare nga Teherani apo ndonjë njoftim tjetër”, tha Peskov.
“Sigurisht, kemi dëgjuar edhe komentet e shumta nga Presidenti Trump”, theksoi si.
“Nëse ata kanë arritur vërtet të arrijnë një armëpushim, kjo mund të jetë vetëm e mirëpritur”, tha ai, duke shtuar se “kjo është pikërisht ajo që Rusia ka mbështetur që nga fillimi i konfliktit”, sipas Tass.
“Shpresojmë që ky armëpushim të jetë i qëndrueshëm”, përfundoi Peskov.