BOTA, 24 Qershor 2025, 09:54

Po shkelet armëpushimi? Ushtria izraelite: Sirenat janë ndezur në veri, Irani ka lëshuar raketa

Po shkelet armëpushimi? Ushtria izraelite: Sirenat janë ndezur në

Në orët kur po flitet për hyrjen në fuqi të armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, ushtria izraelite njofton se ka dhënë alarmin në veri të vendit pasi Irani sipas saj ka lëshuar raketa në drejtim të tij. 

Sipas Izraelit, sistemet e mbrojtjes ajrore po “operojnë për të kapur kërcënimin”, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të shkojnë në strehimore dhe të qëndrojnë atje deri në njoftim të mëtejshëm.

Detajet e lëshimit të raketës së raportuar janë ende të paqarta, raporton BBC, teksa Irani nuk e ka konfirmuar sulmin.

Izraeli tha më herët se është dakord me armëpushimin e kërkuar nga presidenti amerikan, Donald Trump. Ministri i jashtëm i Iranit tha se sulmet do të ndalojnë vetëm nëse Izraeli bën të njëjtën gjë.