BOTA, 24 Qershor 2025, 17:17

Ligjvënësit republikanë kërkojnë që Donald Trump të marrë Çmimin Nobel për Paqe pas armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit

Ligjvënësit republikanë kërkojnë që Donald Trump

Disa ligjvënës republikanë në Kongresin amerikan po kërkojnë që presidenti Donald Trump të nderohet me Çmimin Nobel për Paqe, duke e vlerësuar rolin e tij në arritjen e armëpushimit midis Iranit dhe Izraelit.

Kongresmeni republikan nga Xhorxhia, Buddy Carter, shkroi në rrjetin social X se ka propozuar zyrtarisht Trump për këtë çmim, duke theksuar rolin historik të tij në ndërmjetësimin për ndalimin e luftimeve dhe parandalimin që Irani të pajiset me armë bërthamore.

Senatorja republikanë nga Alabama, Katie Britt, u shpreh se Trump “e meriton Nobel për Paqe për marrëveshjet historike që ka arritur në Lindjen e Mesme dhe më gjerë”.

Edhe kongresmeni republikan nga Arizona, Abe Hamadeh, vlerësoi se sukseset e Trump, përfshirë marrëveshjet e Abrahamit dhe arritjen e armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit vetëm 55 orë më pas, janë arritje të jashtëzakonshme.

Ndërkohë, kongresmeni Darrell Issa nga Kalifornia theksoi se propozimi për Trump është bërë që në mars dhe tani bota po kupton rëndësinë e tij.

Deri më tani, vetëm katër presidentë amerikanë janë nderuar me Çmimin Nobel për Paqe: Theodore Roosevelt, Woodrow Wilson, Jimmy Carter dhe Barack Obama.