BOTA, 24 Qershor 2025, 14:56

Qeveria izraelite: Kemi goditur një radar pranë Teheranit pas shkeljes së armëpushimit nga Irani

Qeveria izraelite: Kemi goditur një radar pranë Teheranit pas shkeljes

Kryeministria izraelite ka njoftuar se Izraeli ka ndërmarrë një sulm ndaj një strukture radari pranë Teheranit, në përgjigje të asaj që e cilëson si “shkelje të armëpushimit” nga ana e Iranit.

Në një deklaratë zyrtare, zyra e Kryeministrit Benjamin Netanyahu bën me dije se Irani ka lëshuar një raketë ndaj Izraelit në orën 07:06 sipas kohës lokale, dhe më pas edhe dy të tjera në orën 10:25, pasi kishte hyrë në fuqi armëpushimi.

Sipas të njëjtës deklaratë, “Izraeli është përmbajtur nga sulme të mëtejshme”, pasi Kryeministri Netanyahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

“Gjatë telefonatës, Presidenti Trump shprehu mirënjohje të jashtëzakonshme për Izraelin,” thuhet në deklaratë, duke shtuar se “ai vlerësoi faktin që Izraeli i ka arritur të gjitha objektivat e luftës.”. Po ashtu, në deklaratë theksohet se “Presidenti shprehu besimin e tij në qëndrueshmërinë e armëpushimit.”.