TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori i SHBA-ve në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Michael Carpenter ka akuzuar Bjellorusinë se e ka goditur pas shpine fqinjin e saj, Ukrainën. Carptenter e ka konsideruar Bjellorusinë si “bashkëagresor” në luftën e Rusisë ndaj fqinjit të saj.
“E përsëris se është një gënjeshtër që Shtetet e Bashkuara të kenë konfirmuar se nuk ka trupa bjelloruse në Ukrainë. Përfaqësuesit e Bjellorusisë e kanë goditur me thikë pas shpine fqinjin e saj. Mos ejani këtu me fjalë për të provuar dhe justifikuar këtë fakt. Ju jeni një bashkëagresor, territori juaj është përdorur si rrugëkalimi për një sulm të egër, barbar ndaj një shteti fqinj dhe ju do të përgjegjësi për këtë“, u shpreh Carptener.