TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Amnesty International ka kritikuar autoritetet ukrainase se duhet të respektojnë të drejtat e robërve rusë të luftës sipas Konventës së Gjenevës.
Autoritetet dhe ushtria ukrainase ka publikuar video të ushtarëve rusë të zënë rob mbi rolet e tyre në pushtimin e Ukrainës. Videot janë shpërndarë në mediat sociale ku shfaqen ushtarë të kapur duke kontaktuar anëtarët e tyre të familjes.
Drejtoresha e reagimit ndaj krizave të Amnesty International Joanne Mariner tha se: “Ndërsa konflikti vazhdon është thelbësore që të gjitha palët në konflikt të respektojnë plotësisht të drejtat e robërve të luftës. Çdo paraqitje publike mund t’u rrezikojë jetën atyre kur të kthehen në Rusi dhe gjithashtu të rezultojë problematik për familjet e tyre gjatë kohës që ata janë të kapur. Neni 13 i Konventës së Tretë të Gjenevës thotë në mënyrë eksplicite se të burgosurit e luftës duhet të mbrohen në çdo kohë, veçanërisht nga shfaqja publike. Është detyrë e pushtetit të paraburgimit të sigurojë që të drejtat e këtyre të burgosurve të respektohen siç duhet që nga momenti i kapjes.”