BOTA, 6 Mars 2022, 21:52

“Gati të vdesim për Ukrainën”- Vëllezërit Klitschko në vijën e parë të frontit të luftës. Të veshur me antiplumb ata vizitojnë një pikë të kontrollit ushtarak

“Gati të vdesim për Ukrainën”- Vëllezërit

Vëllezërit Klitschko janë në vijën e parë të frontit në Kiev përpara një rrethimi rus dhe deklaruan se ishin “gati të vdisnin për Ukrainën”, raporton The Sun.

Vitali dhe vëllai i tij, ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Wladimir vizituan një pikë kontrolli ushtarak në periferi të kryeqytetit të dielën.

Pamjet nga vija e parë tregojnë Vitali, i cili është kryebashkiak i Kievit dhe vëllai i tij të cilit vizitojnë një postbllok. Ata shfaqen me jelek antiplumb.

Sulmet ajrore ruse janë afruar gjithnjë e më shumë me Kievin, duke detyruar mijëra qytetarë të largohen nga qytetet periferike të Irpin dhe Bucha.