TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trupat ruse kanë qëlluar dhe vrarë kryebashkiakun e Hostomel, sipas zyrtarëve ukrainas, shkruan Skynews,
Hostomel ndodhet afër kryeqytetit ukrainas Kiev.
Këshilli i qytetit tha se Yuri Prylypko vdiq ndërsa shpërndante bukë dhe ilaçe për personat që kishin nevojë për ndihmë në zonën e rrethuar.
Bashkë me kryebashkiakun u vranë dhe dy persona të tjerë, Ruslan Karpenkom dhe Ivan Zore, shkruan Skynews.
Në deklaratën e këshillit të qytetit thuhet se kryebashkiaku “vdiq si hero”, duke shtuar se është e pamundur që ceremonia e funeralit të mbahet menjëherë për shkak të luftës.