BOTA, 7 Mars 2022, 16:18

Lufta/ Rëndohet bilanci, OKB konfirmon mbi 400 viktima civile në Ukrainë

Lufta/ Rëndohet bilanci, OKB konfirmon mbi 400 viktima civile në

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka thënë të hënën se ka konfirmuar vdekjen e 406 civilëve në Ukrainë, përfshirë 27 fëmijëve.

Sipas kësaj Zyre, numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh.

Shifrat e kësaj Zyre janë për periudhën 24 shkurt, kohë kur nisi sulmi i parë nga Rusia në Ukrainë, deri më 6 mars.