BOTA, 7 Mars 2022, 19:12

Lufta/ BE merr në shqyrtim aplikimet e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë për t’u bërë pjesë e Unionit

Lufta/ BE merr në shqyrtim aplikimet e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe

Kërkesat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia do të shqyrtohen nga Komisioni Evropian. Sipas Brukselit zyrtar, vendimi për të shqyrtuar aplikimet e marra nga ambasadorët e BE-së, së pari duhet të nënshkruhet nga Këshilli Evropian, edhe pse kjo është vetëm një formalitet.

Përfaqësuesit e përhershëm të shteteve anëtare diskutuan aplikimet e pranuara gjatë javës së kaluar, në një takim të sotëm dhe ranë dakord të ftojnë Komisionin të paraqesë një opinion për secilën. Megjithatë mund të marrë pak kohë – një opinion nga Komisioni mund të marrë deri në 18 muaj për t’u përgatitur. Dhe nëse është i suksesshëm, procesi për t’u bashkuar me BE-në zakonisht zgjat me vite.