TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, njoftoi sanksione të reja ndaj dhjetë individëve lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, shkruan BBC.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar dhe Holandës, ai shtoi se këta individë u zgjodhën nga një listë e përpiluar nga lideri i opozitës ruse i burgosur, Alexei Navalny.
“Puna që po bëjmë së bashku është për të ndëshkuar Putinin dhe mbështetësit e tij aty ku dhemb më shumë, veçanërisht duke sakatuar sistemet e tyre financiare dhe duke sanksionuar bankën e tyre qendrore”, tha Trudeau.
Pavarësisht se Kanadaja ka dhuruar tashmë një miliard dollarë ndihmë financiare dhe ndihmë humanitare për Ukrainën, kryeministri tha se ka ende “më shumë për të bërë”.