TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rusia pritet të dëbojë diplomatët amerikanë pas masave të ndërmarrë nga SHBA ndaj 12 diplomatëve rusë të cilët e dëbuan nga misioni i tyre në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Sipas medias shtetërore ruse bëhet e ditur se Ministria e Jashtme ruse i ka dhënë ambasadës amerikane një listë të diplomatëve amerikanë që po dëbon.
Kjo masë vjen si reagim ndaj qëndrimit të SHBA-ve mbi diplomatët rusë lidhur me luftën në Ukrainë. Ministria e Jashtme ruse ka bërë të ditur gjithashtu se amerikanëve “u ishte thënë me vendosmëri se çdo veprim armiqësor i Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë do të marrë një përgjigje vendimtare dhe adekuate”, raportoi Interfax.