BOTA, 23 Mars 2022, 18:13

Humbje e re për Putinin, një tjetër kolonel rus vritet nga forcat ukrainase

Humbje e re për Putinin, një tjetër kolonel rus vritet nga forcat

Një tjetër ushtarak i lartë rus është vrarë nga forcat ukrainase.

Bëhet fjalë për kolonelin Aleksey Sharov, komandanti i Brigadës 810 të Marinsave të Detit të Zi

Skynews shkruan se vdekja e kolonelit është konfirmuar për mediat ruse nga zyrtarët vendas.

Ndërkohë sipas NewsWeek, vdekja e tij u njoftua përmes rrjetit social "Telegram" nga komandanti ushtarak i Odesës, Sergei Bratsuk dhe më vonë u transmetua nga mediat ukrainase, duke përfshirë agjencinë shtetërore të lajmeve Unikform.

“Komandanti i Brigadës së Marinës Ruse u neutralizua nga ushtria jonë,” tha Bratsuk, duke shtuar se “kjo do të ndodhë me këdo…që përpiqet të vrasë fëmijët tanë”. Lajmin për vdekjen e kolonelit rus e ka postuar në Twitter edhe oficeri i ushtrisë ukrainase Anatoliy Stefan.

Në të njëjtën kohë, këshilltari i Volodymyr Zelensky, Mikhail Pontoliak, tha se gjashtë gjeneralë rusë ishin vrarë gjatë luftës, ndërsa një diplomat i lartë evropian i tha Foreign Policy se mund të kishte pesë gjeneralë të vdekur. Megjithatë, Foreign Policy tha se zyrtarët e inteligjencës perëndimore theksuan se deri në njëzet ushtarakë të lartë mund të kenë vdekur.