TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu drejtua sot Asamblesë franceze nëpërmjet një lidhjeje me video, duke fajësuar drejtpërdrejt Rusinë për luftën në Ukrainë, e cila ka hyrë në ditën e 28-të të saj.
Ai iu kërkoi ligjvënësve francezë që të mbajnë një minutë heshtje në nderim të personave që humbën jetën gjatë luftës.
“Ju e dini kush është fajtori”, tha ai, duke i bërë thirrje Francës të kujtojë mizoritë e Luftës së Parë Botërore.
"E dini se çfarë do të thotë slogani “Liri, Barazi, Vëllazëri”, tha ai duke i kërkuar Francës ta ndihmojë në çdo mënyrë Ukrainën, ndërsa i bëri thirrje kompanive franceze të largohen nga Rusia.
Sipas Presidentit të Senatit francez, kjo ishte hera e parë në histori që presidenti i një vendi ndërluftues flet para Asamblesë Kombëtare dhe Senatit të Francës.
Fjalimi i Zelenskyt vjen një ditë pasi bisedoi me presidentin francez Emmanuel Macron për kushtet e një armëpushimi të mundshëm me Rusinë.
Zelensky gjithashtu i kërkoi Japonisë dhe vendeve të tjera aziatike që të shtojnë sanksionet kundër Rusisë.