TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se Rusia do të fillojë t’u shesë gaz vendeve jo miqësore me rublan pasi një ngrirje e aseteve të Rusisë nga vendet e huaja kanë shkatërruar besimin e Moskës.
Varësia e vendeve europiane nga gazi rus dhe eksportet e tjera janë vënë në qendër të vëmendjes që kur Rusia nisin pushtimin e Ukrainës më 24 Shkurt.
“Rusia do të vazhdojë të furnizojë me gaz në përputhje me vëllimet dhe çmimet të vendosura në kontratat e lidhura më parë”, tha Putin.
“Ndryshim do të jetë vetëm kartëmonedha e pagesës e cila do të jetë në rubla ruse”, tha ai.
Putin u shpreh se qeveria dhe banka qendrore kishin një javë për të gjetur një zgjidhje se si t’i zhvendosnin këto operacione në monedhën ruse.
Që nga 27 janari, shitjet e gazit natyror të Gazprom në Evropë dhe vende të tjera u pagua kryesisht në euro, në rreth 58%.