BOTA, 23 Mars 2022, 14:49

Qeveria ukrainase akuza Rusisë: Ka shkatërruar laboratorin e monitorimit të rrezatimit të Çernobilit

Qeveria ukrainase akuza Rusisë: Ka shkatërruar laboratorin e

Forcat ruse kanë plaçkitur dhe shkatërruar një laborator afër termocentralit të braktisur bërthamor të Çernobilit që përdorej për të monitoruar mbetjet radioaktive, sipas qeverisë së Ukrainës.

Vendi i katastrofës më të madhe bërthamore ra duart e rusëve në javën e parë të pushtimit të Rusisë, duke shkaktuar frikën se standardet e sigurisë brenda zonës mund të komprometoheshin.

Sipas një agjencie qeveritare ukrainase, laboratori ishte financuar nga Bashkimi Evropian për të përmirësuar menaxhimin e mbetjeve radioaktive përmes analizës së mostrave të mbetjeve, si dhe paketimit të përdorur për asgjësimin e mbetjeve.

Agjencia qeveritare gjithashtu raportoi se mostrat e radionuklidëve, atome të paqëndrueshme që mund të lëshojnë nivele të larta rrezatimi, ishin marrë nga laboratori.

Ai tha se “shpreson që Rusia do t’i përdorë mostrat për të dëmtuar veten dhe jo botën e qytetëruar”.