BOTA, 23 Mars 2022, 19:51

Ndërron jetë Madeleine Albright, gruaja e parë që shërbeu si Sekretare e Shtetit në SHBA

Ndërron jetë Madeleine Albright, gruaja e parë që

Ka ndërruar jetë Madeleine Albright, ish Sekretarja e Shtetit në SHBA, gruaja e parë që ka mbajtur këtë post. 

Albright ndërroi jetë në moshën 84 vjeçare, si pasojë e sëmundjes së kancerit, bën me dije familja e saj. 

Madeleine Albright lindi në Pragë dhe emigroi në SHBA si refugjate në vitin 1948. 

Ajo njihet si kampione e demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe një figurë qëndrore në administratën e Presidentit Clinton, fillimisht duke shërbyer si ambasadore e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara dhe më pas si Sekretare e Shtetit. 

Albright ka mbështetur gjithmonë idenë e zgjerimit të NATO-s dhe ka shtyrë këtë aleancë të ndërhyjë në Ballkan për të ndalur genocidin serb. Ajo ka patur një vëmendje të veçantë për Kosovën. 

Ish Sekretarja, ka qenë një zë i fuqishëm kundër genocidit dhe pastrimit etnik si edhe një zë i fortë për reduktimin e armëve bërthamore si edhe respektimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut.