BOTA, 23 Mars 2022, 15:21

Situata në Ukrainë, Putin bisedë telefonike me kancelarin gjerman

Situata në Ukrainë, Putin bisedë telefonike me kancelarin gjerman

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilluan pasditen e së mërkurës një bisedë telefonike për të diskutuar rreth situatës në Ukrainë.

Lajmi është raportuar nga agjencia e lajmeve TASS, duke cituar Kremlinin.

Gjatë diskutimit për situatën në Ukrainë, vëmendja raportohet se u përqendrua në problemet që lidhen me negociatat e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Putini nënvizoi një sërë konsideratash në kontekstin e qëndrimeve parimore të Federatës Ruse në bisedime,” tha Kremlini.