BOTA, 23 Mars 2022, 16:19

Lufta në Ukrainë/ Kryeministri italian: Putin nuk do paqe!

Lufta në Ukrainë/ Kryeministri italian: Putin nuk do paqe!

“Dëshira jonë për paqe bie ndesh me dëshirën e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili nuk po tregon interes për arritjen e një armëpushimi që do të lejojë negociatat të vazhdojnë me sukses” , ka thënë kryeministri italian Mario Draghi, shkruan gazeta "La Reppublica".

Sipas kryeministrit italian, plani i Putinit është që të fitojë terren nga pikëpamja ushtarake.

Për këtë arsye, komuniteti ndërkombëtar ka miratuar sanksione gjithnjë e më të ashpra kundër Rusisë.

"Përpjekjet diplomatike mund të jenë të suksesshme vetëm kur Moska ta dëshirojë vërtetë atë. Gjë që deri më tani në ditën e 28 të luftimeve nuk po synohet nga Rusia", thotë Draghi.