BOTA, 28 Shkurt 2023, 09:37

Lufta me Rusinë/ Zelensky: Situata po përkeqësohet, armiku po shkatërron gjithçka

Lufta me Rusinë/ Zelensky: Situata po përkeqësohet, armiku po

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se situata në qytetin Bakhmut, në vijën e frontit lindor, po bëhet “gjithnjë e më e vështirë”.

Forcat ruse janë përpjekur të marrin qytetin për më shumë se gjashtë muaj.

“Armiku po shkatërron vazhdimisht gjithçka që mund të përdoret për të mbrojtur pozicionet tona”, tha Zelensky.

Disa nga luftimet më të ashpra që kanë ndodhur që kur Rusia pushtoi Ukrainën pak më shumë se një vit më parë, janë zhvilluar në Bakhmut, në rajonin e Donetskut të Ukrainës, një pjesë e të cilit është nën kontrollin e Moskës dhe aleatëve të saj separatistë.

Kohët e fundit përpjekjet e forcave ruse për të pushtuar qytetin industrial janë intensifikuar, me trupat e tij që tentojnë të fitojnë terren.