TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pekini propozoi një plan me 12 pika për gjetjen e një zgjidhjeje në konfliktin në Ukrainë.
Sipas mediave të huaja, ky plan erdhi në një kohë se CIA në SHBA besonte se Kona po shqyrtonte furnizimet me armë për Rusinë, kryesisht dronë.
Kievi në deklaratat zyrtare të tij ka dhënë një ton pranues në disa aspekte të planit, ndërsa ka përsëritur se nuk mund të ketë paqe pa një tërheqje totale ruse në Ukraina.
Ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të hënën se plani kinez duhet të analizohet në detaje dhe të marrë parasysh interesat e të gjitha palëve.
Por ai shtoi se Moska nuk pa shenja që tregojnë se një zgjidhje paqësore do të ishte e realizueshme.
“Ne po i kushtojmë një vëmendje të madhe planit të miqve tanë kinezë… Ky është një proces shumë i gjatë dhe intensiv,” u tha ai gazetarëve.
“Për momentin nuk shohim asnjë shenjë për kthimin e gjithë kësaj historie në drejtim paqësor. Tani për tani operacioni special ushtarak po vazhdon, ne po shkojmë drejt arritjes së qëllimeve të përcaktuara”, tha më tej ai.
Duke e cilësuar luftën në Ukrainë si një betejë për mbijetesën e Rusisë kundër “Perëndimit grabitqar”, Putin javën e kaluar përshëndeti marrëdhëniet e reja me Pekinin dhe tregoi se homologu i tij kinez Xi Jinping së shpejti do të vizitojë Moskën.