BOTA, 27 Shkurt 2023, 19:35

Kundërofensiva pranverore e Ukrainës, udhëheqësit e instaluar nga Rusia “braktisin” zonat e pushtuara

Kundërofensiva pranverore e Ukrainës, udhëheqësit e

Teksa forcat ukrainase po përgatiten për një kundërofensivë të madhe në pranverë, të paralajmëruar edhe nga presidenti Volodymyr Zelensky, autoritetet e instaluara nga Rusia në zonat e pushtuara (rajoni i Dombasit) po zhvendosen në Krime.

Sipas mediave të huaja të cilat citojnë shtabin e përgjithshëm të forcave të armatosurat ë Ukrainës, udhëheqësit lokalë në Oleshki, Skadovsk dhe Kherson, janë evakuuar që nga e marta.

Përmes një postimi të shtabit të përgjithshëm në Facebook, kamionët ushtarakë transportuan përfaqësuesit rusë të cilët kishin marrë me vete vetëm bagazhe dore.

Lajmi vjen teksa Ukraina duket se kërkonë të ngrejë një barrierë midis Krimesë dhe Rusisë kontinentale në pranverë.

Shefi i inteligjencës ukrainase, Vadym Skibitsky, tha për Berliner Morgenpost se do ta kthejnë Ukrainën në kufijtë e saj të vitit 1991, përpara se Rusia të aneksonte Krimenë në 2014.

Kundërofensiva e shtatorit e Ukrainës ishte shumë e suksesshme, duke rimarrë disa qytete kryesore në verilindje të vendit.