TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kanë njoftuar një marrëveshje post-Brexit, një dakordësim për tregtinë me Irlandën e Veriut.
Mes MB dhe BE ka patur një mosmarrëveshje lidhur me këtë çështje që prej daljes së MB formalisht nga unioni në vitin 2020.
Të dy liderët konfirmuan se marrëveshja do të lehtësojë tregtinë duke hequr barrierat. Bëhet fjalë për një pakt lidhur me kontrollet fizike të mallrave nga MB drejt Irlandës së Veriut, rolin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë dhe vendin e Irlandës së Veriut në tregun e brendshëm të MB.
Sunak u shpreh se do të ketë një sistem të ri, për lëvizjen e mallrave drejt Irlandës së Veriut dhe se është hequr çdo perceptim për një kufi në detin irlandez.
Marrëveshja vjen pas negociatave disa mujore, për një çështje delikate. Gjatë vizitës së Von der Leyen në Londër, ajo sëbashku me Sunak, kanë konfirmuar bashkëpunimin e ngushtë mes MB dhe BE.
Von der Leyen u pyet se përse Rishi Sunak arriti një marrëveshje me BE-në për të ndryshuar protokollin e Irlandës së Veriut, ndërkohë që ish kryeministri Boris Johnson nuk e bëri. Shefja e BE-së, deklaroi se Sunak ka patur një sjellje mjaft "konstruktive".