BOTA, 13 Korrik 2025, 16:44

Kreu i NATO-s viziton nesër Uashingtonin, takime me Trump, Rubio dhe Hegseth

Kreu i NATO-s viziton nesër Uashingtonin, takime me Trump, Rubio dhe

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Uashingtonin nesër për takime me presidentin amerikan Donald Trump dhe zyrtarët e lartë të kabinetit të tij.

Njoftimi për shtyp që njoftonte vizitën nuk dha një arsye të menjëhershme për udhëtimin, por Trump tha së fundmi se do të ishte i gatshëm të furnizonte me armë Ukrainën nëpërmjet NATO-s.

Presidenti amerikan ka premtuar gjithashtu se do të bëjë një “deklaratë të rëndësishme” në lidhje me Rusinë nesër, të cilën disa besojnë se mund të jetë mbështetja e tij për një projektligj për sanksione kundër Moskës.

Përveç takimit me Trump gjatë udhëtimit dy-ditor, Rutte do të zhvillojë bisedime edhe me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhe sekretarin e mbrojtjes, Pete Hegseth.