TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër Bashkimit Europian, ku njofton vendosjen e tarifave doganore prej 30% mbi produktet europiane, që do të hyjnë në fuqi nga 1 gushti.
Ai gjithashtu kërcënon se do t’i dyfishojë këto tarifa nëse BE-ja ndërmerr masa hakmarrëse.
Përgjigjia e menjëhershme erdhi nga kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila deklaroi se vendosja e këtyre tarifave do të trondiste zinxhirët e furnizimit transatlantik, duke dëmtuar bizneset dhe konsumatorët.
“Vendosja e këtyre tarifave do të trondiste zinxhirët e furnizimit transatlantik, duke dëmtuar bizneset dhe konsumatorët. Jemi të gatshëm të punojmë për një marrëveshje, por do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur interesat e BE-së”, tha ajo.
Sipas studimit të zyrës Cgia, ndikimi në eksport pritet të jetë rreth 35 miliardë euro. Emanuele Orsini, presidenti i Confindustria (konfederata e industrisë italiane), tha: “Është e qartë se kjo letër tregon një vullnet të pakëndshëm për të negociuar.”
Ndërkaq, liderja italiane Schlein u shpreh se: “Tani presim një qëndrim të fortë nga Meloni dhe qeveria e saj.”
Tarifa doganore prej 30% do të aplikohet po ashtu edhe për Meksikën. Ndërkohë, Trump njoftoi se nga 1 gushti SHBA-ja do të vendosë tarifa prej 35% mbi produktet e importuara nga Kanadaja.
Me tarifat tashmë në fuqi, teprica e bilancit tregtar amerikan kalon për herë të parë 100 miliardë dollarë.