TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë përgatitjet për hakmarrje, duke përfshirë masat kundër shtrëngimit. Ky reagim i Macron ka ardhur pasi Shtetet e Bashkuara kërcënuan të vendosin tarifa prej 30% për produktet e importuara evropiane.
“Më shumë se kurrë, është përgjegjësi e Komisionit të riafirmojë vendosmërinë e Unionit për të mbrojtur interesat evropiane me energji”, shkroi Macron në platformën X.
Instrumenti Kundër Detyrimit (ACI) i mundëson BE-së tu përgjigjet vendeve të treta që ushtrojnë presion ekonomik mbi shtetet anëtare për të ndryshuar politikat e tyre, duke ofruar një gamë të gjerë veprimesh. Ndër të tjera, i lejon BE-së të kufizojë aksesin e kompanive të vendeve të treta në tenderët publikë, si dhe të marrë masa që ndikojnë në tregtinë e shërbimeve ose investimeve