TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ajsberg me përmasa të mëdha është afruar rrezikshëm pranë fshatit të vogël Innaarsuit në Grenlandën perëndimore, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe autoriteteve lokale. I pozicionuar në një ishull të izoluar, fshati mbështetet kryesisht në peshkim dhe është tepër i ndjeshëm ndaj luhatjeve mjedisore.
Ekspertët paralajmërojnë se nëse ajsbergu bie në kontakt me tokën, ai mund të shkaktojë valë të fuqishme që rrezikojnë të përmbytin bregun dhe të dëmtojnë infrastrukturën e fshatit. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin afrimin me ajsbergun gjatë lundrimeve të tyre ditore.
Edhe pse këto masa akulli zakonisht lëvizin shpejt, banorët thonë se ky ajsberg është qëndruar i palëvizshëm për më shumë se një javë, gjë që ka rritur shqetësimet për një përplasje të mundshme.
Ngjarja rikthen në vëmendje një situatë të ngjashme të ndodhur në vitin 2018, kur një tjetër ajsberg masiv iu afrua rrezikshëm fshatit, si dhe rastin e muajit të kaluar në Kanada, kur një ajsberg i rrallë me ngjyrë të zezë u shfaq në brigjet e Labradorit, duke tërhequr vëmendje globale.
????Innaarsuit, North Greenland:
— Orla Joelsen (@OJoelsen) July 10, 2025
July 9, 2025.
A massive iceberg is drifting close to the harbor near the Royal Greenland fish factory.
Authorities urge caution:
– Avoid walking in large groups to the local store
– Vulnerable residents should be extra… pic.twitter.com/PdZV4efPqD